Lajme

Tronditet Tirana, tërmeti 4.2 ballë godet Shqipërinë në mesnatë

By Vizion

September 01, 2016

Banorët e Shqipërisë Qendore dhe Maqedonisë Lindore u tronditën gjatë orëvë të vona tënatës nga një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Richter që goditi zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, transmeton Albeu.com.

Qendrat ndërkombëtare të studimit të tërmeteve raportojnë se epiqendra e tij ishte zona malore e midis Librazhdit dhe Bulqizës duke u ndjerë kështu jo pak edhe në qytetet shqiptare në Maqedoni.

Tërmeti ndodhi në orën 00:20 të natës, duke u ndjerë edhe në zona si Elbasani, Lushnja, Tirana, Durrësi, etj. /Albeu.com/