Tronditet Fushë-Kruja dhe Nikla, dy shpërthime të fuqishme me tritol (DETAJE-FOTO)

Tronditet Fushë-Kruja dhe Nikla, dy shpërthime të fuqishme me tritol (DETAJE-FOTO)

359
0

Dy shpërthime me lëndë eksplozive kanë ndodhur pak para mesnate në Fushë Krujë dhe Nikël. Mësohet se shpërthimi i parë ka ndodhur në lagjen “Punëtori” të Fushë Krujës, në një garazh në pronësi të shtetasit Ramazan Çenia, 58-vjeç. Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar por dëme të shumta materiale, duke dëmtuar edhe muret e pallatit ku u vendos lënda plasëse. Ndërsa në Nikël, mësohet se është vendosur një sasi lëndë plasëse në një moblieri. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes. Sakaq, forca të policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e saj.