TRONDITET DURRËSI/ Në mes të ditës ekzekutohet me armë zjarri një 40...

TRONDITET DURRËSI/ Në mes të ditës ekzekutohet me armë zjarri një 40 vjeçar

421
0

Vrasje me armë zjarri në lagjen nr 18 në qytetin e Durrësit. Mësohet se viktima është me inicialet SH.P., rreth moshës 40 vjeç sipas raportimit të medias. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë ku shtetasi 40 vjecar ka qenë në gjendje shumë të rëndë dhe është derguar në spitalin e Durrësit.

 

Shtetasi me inicialet SH.P., ka ndërruar jetë në sallën e operacionit, nuk u ka rezistuar dot plagëve të marra.

 

Policia është në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e vrasjes.