Bota

Tronditet Britania, Princ Philip përmbyset me makinë

By vizional

January 18, 2019

Princi Philip është përfshirë në një aksident me makinë teksa hynte në rezidencën mbretërore të Sandringham, në Britaninë e Madhe, por fatmirësisht ka mbetur i padëmtuar. Sipas lajmit të bërë publik nga Buckingham Palace, 97-vjeçari, bashkëshorti i mbretëreshës Elisabetta ishte në bordin e një veture e cila është përplasur me një tjetër mjet. Duka i Edimburgut ishte në drejtimin e një Range Rover dhe po dilte nga një rrugë me pemë kur ndodhi aksidenti. Sipas dëshmitarëve okularë, makina me të cilën duka po lëvizte u përmbys. Dëshmitarët okulistë thanë se ndihmuan princin të dilte jashtë automjetit. Ai ishte i vetëdijshëm por “shumë, shumë i tronditur”. Korrespondenti mbretëror i BBC Nicholas Witchell shtoi se dy persona në automjetin tjetër u trajtuan për lëndime të lehta, sipas raporteve nga Policia Norfolk.