Tronditëse në Korçë, pronari i lokalit vetëvritet me armë gjahu në mes...

Tronditëse në Korçë, pronari i lokalit vetëvritet me armë gjahu në mes të biznesit të tij

508
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Korçës, vetëm pak minuta më parë. Një person ka vrarë veten me armë gjahu, në ambientet e lokalit të tij. Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se viktimë ka mbetur shtetasi Viktor Bardhoshi, 45 vjeç.

 

 

 

Njoftimi i policisë:

Me datë 03.11.2019, në orën 14.00, jemi njoftuar se në lagjen nr.9, rruga “1 Maji”, shtetasi V.B, rreth 45 vjeç, dyshohet se ka vrarë veten me armë gjahu në ambjentet e lokalit në pronësi të tij.

 

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.