Trofeu i Docutiff shkon në Meksikë

Trofeu i Docutiff shkon në Meksikë

623
0

Festivali Ndërkombëtar i Dokumentarit Docutiff 2017 e ka dërguar trofeun e tij të edicionit të tretë në Meksikë. Në ceremoninë e ndarjes së cmimeve të këtij kompeticioni dedikuar tërësisht gjinisë së  dokumentarit, juria ndërkombëtare e  përbërë  nga   Rada Šešic (Croatia), Agostino Ferrente (Italy) dhe Nikola Vukcevic (Montenegro) kanë përzgjedhur si BEST FEATURE FILM – filmin Tempestad nga Tatiana Huezo. 

–          BEST FEATURE FILM Tempestad by Tatiana Huezo | 2016 | Mexico | 105′

me motivacionin; “Regjisori, i cili e çon audiencën në një udhëtim kinematografik të gjatë dhe impresionues, në një udhëtim poetik ku eksploron frikën, korrupsionin, padrejtësitë shoqërore dhe mbi të gjitha forcën humane për të përballuar dhe kaluar fatkeqësitë e fatit të dikujt.”

Ndërsa si filmi më  I mirë Europian u vlerësua filmi Radio Kobani një produksion hollandez.

–          Best European Feature Radio Kobani by Reber Dosky | 2016 | Netherlands | 72′

me motivacionin; “Juria vlerëson filmin, i cili përmes emocioneve shumë të fuqishme dhe shumë mirë të artikuluara ngre pyetje shumë të rendësishme të mara nga drejtime precize dhe personale. Këto e frymëzuan atë të bëjë një film dramatik dhe poetik në të njëjtën kohë duke treguar dramën e Kurdëve për të rezistuar dhe për të rilindur.”   Një javë e ngjeshur me filma, masterklase dhe takime kineastësh. E duket se bota nga edicioni i kaluar ku filmat reflektonin pyetje ekzistencialiste dhe filozofike apo qasje poetike ka ndryshuar shumë. Këtë vit prurjet dhe tematikat reflektonin luftën, emigracionin, çensurën dhe shtypjet diktatoriale në rritje. Në këtë vorbull sillen edhe filma mbi gratë dhe fëmijët si pjesa më e pambrojtur në shoqërinë tonë, e pa dyshim shumica e filmave vijnë në DocuTIFF pas përzgjedhjesh interesante në festivale të famshme.

Në një atmosferë feste të ndihmuar nga panorama sugjestionuese amfiteatrit të Liqenit dhe natyra ceremonia e Docutiff u prezantua nga aktori Genc Fuga ku nuk munguan edhe notat e humorit.