Tritol shtyllës së tensionit, Spiropali: E keni kot, hidhuni përpjetë sa të...

Tritol shtyllës së tensionit, Spiropali: E keni kot, hidhuni përpjetë sa të doni

392
0

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht zëdhënëse e Qeverisë Elisa Spiropali ka reaguar pas një ngjare të ndodhur në Laç, ku i është vendosur tritol një linje transmetimi të energjisë.

 

Sipas Spiropalit ‘dihet kush i bie shtyllave nga tërbimi i dëshpërimit

 

“Vesi del me shpirtin! Goditet me tritol linja e transmetimit 400 KË në Laç dhe pas 30 vjetësh kapituj sherresh e rrëmujash të nxitura nga e njëjta dorë, dihet kush u bie shtyllave nga tërbimi i dëshpërimit! E keni kot, hidhuni përpjetë sa të doni, këtë vend mbrapa dot s’e ktheni”, shkruan Spiropali në një postim në Twitter.