Tritan Shehu : Projekt – Rezoluta e PS në Kuvend...

Tritan Shehu : Projekt – Rezoluta e PS në Kuvend kundër Presidentit është nul!

142
0

Ish-deputeti Tritan Shehu, pasi është njohur me tekstin e Projekt Rezolutës së PS për në Kuvend kundër Presidentit, ka dalë në konkluzionin se ajo “është si paralajmërimet e dikurshme kineze, psh si ai 1225!”

Shehu argumenton se “është një dokument pa asnjë element ndëshkues, pa asnjë forcë ligjore detyruese, për institucionet e administrimit të votës, për procesin e votimit, për organet e pushtetit qendror a lokal etj. Dhe nuk mund të ishte ndryshe!

Është një dokument, që nuk i hap dhe nuk mund t’i hapë rrugë asnjë procesi votimi më 30 qershor, tashmë të pamundur. Pra, është një dokument deklamativ dhe nga ana ekzekutive është vetëm “nul”.

Teatralitet e demostrim “muskujsh” i panevojshëm, humbje kohe kur tashmë kjo Rilindje duhet të kthehet në realitet e të punojë në frymën e Dekretit të Presidentit dhe të mesazhit mbarë popullor,” përfundon Shehu.

loading...