Treni përplaset me makinën në Kavajë, shpëtojnë për mrekulli 6 persona të...

Treni përplaset me makinën në Kavajë, shpëtojnë për mrekulli 6 persona të një familje

400
0

Një aksident hekurudhor është regjistruar rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur  në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku treni i udhëtarëve i linjës Durrës -Elbasan është përplasur me një mjet tip Volvo me targa angleze me drejtues shtetasin B. C. rreth 40 vjeç, banues në Durrës. Në mjet udhëtonin 6 anëtarët e një familje, prindërit dhe katër fëmijët të cilët kanë marrë lëndime të lehta. Ata janë transportuar me autoambulancë drejt spitalit për kontroll dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihet shkaqet e aksidentit, por dyshohet për një kalim të gabuar të drejtuesit të mjetit.

 

Informacion paraprak

 

Më datë 17.08.2018, rreth orës 09:10, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, treni i udhëtarëve i linjës Durrës -Elbasan është përplasur me një mjet tip Volvo me targa angleze me drejtues shtetasin B. C. rreth 40 vjeç, banues në Durrës, i cili në mjet ka qenë me bashkëshorten dhe katër fëmijët.

 

Drejtuesi i mjetit B.C 40 vjec.

Bashkeshortja L.C. 38 vjece.

Djali L.C 8 vjec

Vajza E.C 4 vjece.

Djali O. C 2 vjec

Djali tjeter D.C 6 vjec

 

Shtetasit e mësipërm ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.