Tregu sigurimeve, Albsig kryeson në pagesat e dëmeve dhe shoqerohet me rritje...

Tregu sigurimeve, Albsig kryeson në pagesat e dëmeve dhe shoqerohet me rritje 21.09%

1086
0

Tiranë-Dëmshpërblimi në kohë dhe kundrejt procedurave të rregullta dhe në favor tëklientit. Kjo është motoja kryesore që Albsig ka ndërmarre vitet e fundit dhe po përparon me ritme të shpejta si shoqëria e sigurimeve më e mira e cilësuar edhe në kohë “pandemie” e sidomos në pjesën  e dëmshpërblimeve kundrejt klienteve. Kjo mënyre shërbimi është vënë re jo vetëm nga klientët e saj të kënaqur, por edhe nga vetë shifrat e pasqyruara e monitoruara nga Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare ku perms buletinit zyrtar sqaron me detaje të hollësishme perms shifrave konkrete për dëmet e paguara për periudhen janar-prill 2020, ku Albsig renditet në vendin e pare për vlerën e dëmeve të paguara në total. Duke analizuar shifrat e vitit 2019 përkatësisht në periudhën janar-prill 2019 Albsig zinte 9.17% të totalit të tregut, ndërsa sot Albsig zë 28.86% tëtotalit të tregut, një rritje e trefishuar e pagesave të dëmeve të paguara të të njëjtës periudhë.

Sipas këtyre të dhënave  Albsig rezulton të jetë në vend të pare përsa i përket rritjes së nivelit të dëmeve të paguara, krahasuar me një vit më parë, duke dëshmuar në këtë mënyrë me fakte reale dhe të monitoruara sipas standarteve të duhura edhe nivelin më të lartë të përgjegjshmërisë së shoqërisë në raport me shërbimin ndaj klientëve të saj. Albsig është një ndër kompanitë e sigurimit që i vjen në ndihmë çdo klienti me të gjitha procedurat që ju kërkohet në rast dëmi. Sipas informacionit të marrë në treg, rezulton se shumica e qytetarëve që pësojnë dëm shëndetësor, apo familjarët të cilët mund të kenë humbur të afërmit e tyre në aksident, nuk ndjekin vetë proceduarat që e kanë më të lehtë, por kontaktohen apo kontaktojnë avokatët dhe i besojnë atyre ndjekjen e çështjes. Edhe pse problematike si çështje, Albsig është një ndër kompanitë që edukon dhe orienton klientët e saj që marrëdhënia për çështje dëmesh të jetë e drejtpërdrejtë pa ndërmjetësinë e një pale të tretë siç janë avokatët.

 

Tregu i sigurimeve bie, Albsig rritet me 21.09% për periudhën janar-prill

Bazuar në statistikat e buletinit të AMF edhe për këtë periudhë, konkretisht janar-prill 2020 Albsig renditet e dyta në tregun e sigurimeve në vend. Ndryshe nga shoqeritë e tjera të sigurimeve dhe nga vetë tregu që pësoi ulje dhe u ndikua nga pandemia botërore e Covid19,  Albsig pëson rritje në një nivel të konsiderueshëm. Duke e krahasuar me një vit më parë, kjo përqindje ka dëshmuar në këtë mënyrë edhe nivelin e lartë të përgjegjshmërisë së shoqërisë në raport me klientët e saj dhe përgjigjen në çdo kohë ndaj nevojave të tyre. Tregu i sigurimeve gjatë muajit të dytë të pandemisë u mundua të kufizonte rënien falë një ecurie të mirë të primeve në sigurimin e katastrofave. Të dhënat e buletinit zyrtare të Autoritetit të Mbikeqyrjes Financiare, për muajin prill tregojnë se primet e shkruara bruto kanë rënë me 15% me bazë vjetore, ndërsa për muajin mars rënia ishte më e thellë me 42%. Duke marrë shkas nga muajt e mëparshëm muaji Prill nuk ndjeu luhatje, kjo për shkak se e forcoi një rritje e fortë  e sigurimeve në klasën e fatkeqësive natyrore. Primet e sigurimit nga zjarri dhe forcat e natyrës u trefishuan krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë dhe arritën vlerën e 279 milion lekëve. Sigurimet e mbyllura në këtë klasë sollën 26% të primeve të shkruara bruto për muajin prill, ndërkaq po të sjellim në vëmendje se kjo klasë sigurimesh në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar zinte vetëm 7%. Duke bërë analizën e luhatjeve të dy viteve të fundit të kësaj klase sigurimesh, kjo shpjegohet se ecuria e zhvillimit të kësaj klase lidhet me kontratat e veçanta sigurimi në vlerë të mëdha të kompanive private. Dhe për fat të mirë Albsig duket se ka përfituar duke qenë pjesë e Kastrati Group dhe kjo i ka dhënë një support të madh në treg. Albsig si pjesë e “Kastrati Group” është e vetmja kompani në treg që ka rritur primet e arkëtuara për katër mujorin e parë të vitit me 21% më shumë kundrejt po kësaj periudhe të vitit 2019.

Rritja e primevete Albsig në këtë klasë sigurimesh është e lidhur dhe ka dhënë ndikim shumë pozitiv dhe rritja e aktivitetit të “Kastrati Group”. Albsig është e vetmja kompani sigurimesh në treg e cila duket se po bën diferencimin në lidhje me trajtimin e klientëve e sidomos për produktet vullnetare. Kjo sjellje e duhur dhe keto politika tërheqëse të Albsig kanë krijuar besimin më të madh te klientët, sepse një pjesë e madhe e klientëve të kësaj kompanie duket se kanë ardhur nga sigurimi i pasurisë konkretisht nga sigurimet e apartamenteve, shtëpive dhe vilave.

 

Eglantina Alliaj