Tregu i Sigurimeve në Shqipëri pëson 27.82% ulje të kontratave për periudhën...

Tregu i Sigurimeve në Shqipëri pëson 27.82% ulje të kontratave për periudhën janar-korrik 2020

434
0

Pandemia reflektohet ndjeshëm edhe në aktivitetin e tregut të sigurimeve në Shqipëri. Edhe pse një pjesë e mirë e shoqërive të sigurimeve janë munduar të mbajnë një trend rritjeje, sërish ulja është pasqyruar në tregun total. Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-korrik 2020 kapën vlerën mbi 9,220 milionë lekë, ose 5.83% më pak se në periudhën janar-korrik 2019. Gjatë periudhës janar-korrik 2020, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 524,347 me një ulje prej 27.82% krahasuar me periudhën janar-korrik 2019. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 93.67 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.32%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.98% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.02% të totalit të tregut. Gjatë periudhës janar-korrik 2020, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 4,564 milionë lekë, ose 38.21% më shumë se në periudhën janar-korrik 2019. Autoriteti i mbikeqyrjes Financiare punon me standarte të larta përsa i përket rregullatorëve të tregut të sigurimeve dhe jo vetëm. AMF përmes strategjive dhe politikave sidomos kohët e fundit të përqëndruara me platformat online u vjen në ndihmë konsumatorëve duke ua dhënë mundësinë që ata të mund të shprehin çdo pakënaqësi që kanë kundrejt mungesës së shërbimeve nga shoqëritë e sigurimeve. Platforma online portalit të AMF-së është një ndër platformat më të realizuara dhe më koherent e cila ka rezultuarshumë pozitive dhe e përdorshme dhe nga konsumatorët pasi një pjesë e mirë e tyre e kanë parë si dritare informative dhe si një mundësi të zgjidhjes së problemeve dhe ngerçeve që mund të kenë me shoqëritë e sigurimeve.

 

Eglantina Alliaj