Deri tani në botën e futbollit shqiptar janë tre personat e prekur nga koronavirusi. Lajmin e konfirmoi presidenti i FSH-së, Armand Duka, gjatë një interviste në emisionin “Në fokus”, në TvT.
Duka nuk dha detaje në lidhje me identitetin e të prekurve, por shtoi se dy prej tyre e kanë kaluar, janë në gjendje të mirë dhe kanë rezultuar pozitiv. Ndërsa i treti vijon të përballet me epideminë.
Duka pranoi se siç është raportuar së fundmi, Florian Riza është njëri prej futbollistëve që e ka kaluar virusin dhe rezulton i shëruar.