Tre qytete evropiane, ndër më të mirët në botë

Tre qytete evropiane, ndër më të mirët në botë

476
0

Evropa, shfaqet tre herë në një klasifikim të ri të qyteteve në të cilët jetohet më mirë, të botës, pavarësisht se është e mbërthyer nga frika e terrorizmit. Vjena, është qyteti i dytë më i mirë për të jetuar në glob, e përveç saj, kryeqendrat e tjera evropiane që janë pjesë e dhjetëshes së parë të klasifikimit janë Helsinki dhe Hamburgu. Lista është hartuar nga i njëjti grup që boton edhe revistën “The Economist” dhe vendos në krye të klasifikimit Melburnin e Australisë. Qytetet janë vlerësuar duke u bazuar tek stabiliteti, kujdesi shëndetësor, kultura dhe ambienti, edukimi dhe infrastruktura. Pesë qytetet e para në listë, mbajnë të njëjtat pozicione me një vit më parë, por autorët e raportit thonë se qytetet evropiane janë prekur në renditje nga frika e terrorizmit. “Evropa perëndimore është bërë një pikë kyçe për shqetësime në rritje dhe sulmet e përsëritura në Francë dhe Britani, kanë pasur një efekt ngjitës. Sidoqoftë, ka edhe faktorë të tjerë që mund të rezultojnë destabilizues. Zemërimi është rritur në disa vende, veçanërisht në lidhje me krizën e emigrantëve dhe referendumi në Britani për daljen nga BE mund të shkaktojë paqartësi të reja dhe konflikt politik”, thonë autorët. Në anën tjetër, raporti thotë se qytete si Rikjaviku, kryeqytet i Islandës, dhe homologu i tij holandez, Amsterdami, kanë përfituar nga përmirësimi i ofertave kulturore dhe rënia e shifrave të krimit.