Tre kandidatë pranojnë mandatin e deputetit

Tre kandidatë pranojnë mandatin e deputetit

342
0

Tre kandidatë të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë vendosur të pranojnë mandatet e deputetëve. Bëhet fjalë për Ylli Shehun nga lista e Tiranës, Aurora Marën nga lista e Dibrës dhe Enver Roshi nga lista e Elbasanit.

Ata kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularët e vetëdeklarimit, duke i hapur rrugë kështu marrjes së mandatit.

KQZ njoftoi se kandidatët duhet të plotësonin brenda dhjetë ditësh formularët e vetëdeklarimit. Nëse nuk e bënin një gjë të tillë, u digjej mundësia për të marrë mandatin.