
Një lagje në veri-perëndim të Anglisë po ia del mbanë në luftën kundër koronavirusit falë ndihmës së një familje dhe 3 djemëve të tyre të vegjël.
Kjo familje ka ndihmuar më shumë se 50 të izoluar dhe fqinjë në nevojë për ushqime gjatë kohës së krizës.
Angela Barry, mamaja e tre fëmijëve dhe administratore kishe, ishte shumë e përkushtuar për të ndihmuar fqinjët e moshuar.
Kështu familja hapi një stendë ku shpërndan ushqime falas për të gjithë ata që nuk kanë mundësi në këto kohë të vështira.