Një anije me turistë e cila transportonte 20 persona është përplasur sot në afërsi të ishullit Aegina të Greqisë, ku si pasojë të paktën 3 persona kanë mbetur të vdekur, njëri prej të cilëve ishte fëmijë. ( Agjencioni i lajmeve i Athinës - Anadolu Agency )

Aktualitet

Transporti i turistëve për në Ishullin e Sazanit dhe Gadishullin e Karaburunit, autoritetet kontrolle anijeve të vogla për mbushjen tej kapaciteteve

By vizional

August 18, 2019

 

Autoritetet lokale në Vlorë kanë nisur kontrollet për sigurinë në gomone, pasi ato mbushen tej normave të lejuara.

 

Një anije me turistë e cila transportonte 20 persona është përplasur sot në afërsi të ishullit Aegina të Greqisë, ku si pasojë të paktën 3 persona kanë mbetur të vdekur, njëri prej të cilëve ishte fëmijë. ( Agjencioni i lajmeve i Athinës – Anadolu Agency )

)

“U kontrolluan me imtësi të gjithë pasagjeret qe u imbarkuan nga te cilat disa mjete turistike nuk u lejuan te marrin pasagjer me tepër se kapaciteti i lejuar sipas certifikatës se Regjistrit Detar Shqiptar. Pasagjeret qe ishin mbi kapacitetet e lejuara te anijeve turistike +12pasagjer qe kishin zgjedhur fundjavën për plazh në ishullin e Sazanit dhe gadishullin e Karaburunit u imbarkuan ne anijet e tjera me kapacitete te mjaftueshme”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme Detare.

 

 

Ashtu si në sezoni turistik Veror 2018 edhe kete sezon verore, Kapiteneria e Portit Vlore çdo ditë përpara nisjes ne portin e Vlorës dhe zonës së Radhimës monitoron kapacitetet e këtyre anijeve te cilat ne fundjave është tejet i ngarkuar ku numri i tyre shkon ne 1300 pasagjerë.

 

Sanksionet për veprime të kundërligjshme gjatë transportit:

 

Kapiteni i anijes ose personi që vepron në vend të tij dënohet me një gjobë prej 2000 (dy mijë) Eurosh, ose në kundërvlerën me monedhë kombëtare, për veprat e kundërligjshme detare të mëposhtme: pika c )nëse merr në bord një numër më të madh udhëtarësh nga ai i lejuar; sipas ligjit Nr.9251, datë 8.7.2004. Gjithashtu kontrollet do te vashdojne edhe per mjetet e vogla lundruese deri 12pasagjer / 20NT si gomone, varka, etj. te cilat jane nen juridiksionin e Policise Kufitare me qellim rritjen e sigurisë lundrimore te ketyre mjeteve qe operojne ne gjiun e Vlores te cilat nga viti ne vit janë ne rritje me +25%.