
Një 55-vjeçare i ka dhënë fund jetën në Sarandë duke konsumuar fostoksinë. 55-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve me inicialet B.K., banore e Fushë Vërrisë, bashkia Delvinë, dyshohet ta ketë ndërmarrë këtë akt gjatë natës.
Ajo është gjetur e pajetë në mëngjes nga familjarët dhe menjëherë është transportuar në spitalin e Sarandës, por nuk ka mundur dot të mbijetojë.
Sipas burimeve mësohet se gruaja ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike. /Gazeta Liberale