Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një tjetër shqiptar ka humbur jetën në zonën e Castelfiorentino.
Mediat italiane shkruajnë se 20-vjeçari, Marko Kaziu, u aksidentua nga treni i linjës Empoli-Siena ditën e djeshme, ndërsa ndërroi jetë në orët e vona të natës në spitalin e Careggi.
Ngjarja ka ndodhur në kohën kur i riu ka tentuar të kalojë në shinat e trenit, por kjo tentativë rezultoi fatale.
Edhe pse ndihma mjekësore iu dha në kohë, i riu nuk u mbijetoi dot plagëve.
Ndërkohë për ndarjen e parakohshme nga jeta të Marko Kaziut ka shprehur ngushëllimet edhe kryebashkiaku i qytetit Castelfiorentino.
“Komuniteti i Castelfiorentino shpreh ngushëllimet për familjen e të ndjerit”, ka shkruar ai