Aktualitet

Trafiku Shqipëri- Turqi, policia greke kap gomonen e dytë të drogës, në pranga skafisti shqiptar

By vizional

September 30, 2019

 

Autoritetet greke kanë bllokuar një tjetër gomone këtë të dielë në ishullin Agistri pranë kryeqytetit dhe dyshimet janë se mjeti lundrues ishte pikërisht ai që arriti t’i shpëtonte policisë 4 ditë më parë.

Në pranga ka rënë një shqiptar i cili drejtonte gomonen, e dyshuar si pjesë e trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Sipas mediave greke, gjasat janë që gomonia të jetë ajo e arratisur 4 ditë më parë, ku një operacion i madh u krye në brigjet e detit grek dhe nga ku ranë në pranga 3 shqiptarë që drejtonin një gomone. Gomonia bënte itinerarin nga Shqipëria drejt Turqisë dhe shkëmbente hashash me heroinë.

Media greke i publikoi pamjet 4 ditë më parë të operacionit ku u arrit të kapej një gomone. Madje pati dhe të shtëna snajperi në drejtim të gomones e cila nuk i ndaloi thirrjeve të policisë greke