
Kapen mbi 93 kg marijuane ne kufirin greko-shqiptar.
Operacioni është zhvilluar në Vrontismeni, Janinë dje gjatë pasdites. Eshtë ndaluar një mjet që vinte nga kufiri gjelbër.
Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 89 pako me 93 kg 250 gram marijuanë.
Në pranga është vënë drejtuesi i mjetit për të cilin nuk bëhet e ditur asnjë e dhënë. Mjeti rezulton i marrë me qera në Greqi.