AUTO

Toyota GR Supra 2020: Gjithçka që doni të dini për të

By vizional

January 17, 2019

Toyota Supra e re del në treg më në fund pas 21 vitesh. Duke e bërë debutimin zyrtar në “Auto Show”-in në Detroid, GR Supra është një makinë sportive që mund të përcaktojë një fillim të ri për prodhuesin japonez të makinave.  Makina e gjeneratës së pestë posedon vetëm dy ulëse të përparme, ndërkaq mësohet se do të dalë në shitje përgjatë verës. Shikuar për nga aspekti i fuqisë, makina është në gjendje të prodhojë 335 kuajfuqi, ndërkaq të arrijë 100 km/h në vetëm 4 sekonda. Ajo çfarë e bënë ende më moderne makinën është mbushja e smartfonëve përmes wireless-it që posedon GR Supra. Çmimet e makinës do të variojnë prej 50 mijë deri në 55 mijë, varësisht nga modeli.