Toni Gogu u bë prefekt i Tiranës, zv.ministrja e Ramës emërohet nga...

Toni Gogu u bë prefekt i Tiranës, zv.ministrja e Ramës emërohet nga Veliaj në krye të Këshillit të Bashkisë

293
0

Toni Gogu, kryetari I Këshillit Bashkiak të Tiranës u largua pak ditë më parë nga kjo detyrë për të marrë atë të prefektit të Qarkut. Pas disa vitesh në këtë post, Suzana Jahollari, u lira nga detyra për t’ia lënë vendin Gogot.

Ndërkohë, vendin e këtij të fundit në krye të Këshillit Bashkiak të Tiranës do ta marrë një zv.ministre e qeverisë Rama. Romina Kuko, zv.ministre e Brendshme do të drejtorë tanimë Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Eshtë vetë Kuko që njofton emërimin, ndërsa thekson se ndihet e privilegjuar.

“Nder dhe privilegj vlerêsimi dhe besimi për të shërbyer si Kryetare e Këshillit Bashkiak Tiranë; duke pasuar një koleg të çmuar si Toni Gogu dhe me ekipin e kolegëve këshilltarë të spikatur, besimplotë se bashkë do vazhdojmë punët e mira të Tiranës sonë”, shkruan ajo.