“Toka është me pushime. Nuk ka më kohë as për tërmete”; Kjo është dukuria që po vihet re nga Shkencëtarët së fundmi lidhur me dridhjet sizmike

U bë tashmë një muaj që toka po përjeton një qetësi që nuk ishte imagjinuar më parë. Kjo për shkak se në rrugë nuk ka më automjete apo fabrika të cilat punojnë pa pushim ditë e natë. Mesa duket kjo qetësi I ka bërë mirë dhe një dukurie natyrore të cilën ne e përjetuam në fund të 2019. Tërmetet janë shumë më të pakët këto ditë!

 

Thomas Lecocq, një gjeolog dhe sizmolog në Royal Observatory në Belgjikë, e tregoi për herë të parë këtë fenomen në Bruksel.

 

Brukseli po sheh një ulje prej 30% deri në 50% të zhurmës sizmike të ambientit që nga mesi i marsit, rreth kohës kur vendi filloi të zbatojë mbylljen e shkollave dhe të bizneseve dhe masave të tjera për distancimin shoqëror, sipas Lecocq.

 

Ky nivel i zhurmës është i barabartë me atë që sizmologët shohin në ditën e Krishtëlindjes”, tha ai.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *