“Toka e shqiponjave ka rilindur”/ Media prestigjioze italiane jehonë bukurive shqiptare: Plazhet...

“Toka e shqiponjave ka rilindur”/ Media prestigjioze italiane jehonë bukurive shqiptare: Plazhet më të bukurat për t’u parë, midis gjireve të paprekura dhe limaneve të fshehura

460
0

Media prestigjioze italiane, Il Corriere, i ka kushtuar një shkrim bukurive shqiptare, sidomos, deteve e gjireve të “virgjra”.

Media, shkruan se deti dhe plazhet e Shqipërisë, janë më të bukurat për t’u parë, duke nisur nga Veriu në Jug, me pamje nga Adriatiku dhe Joni.

Ata nxisin qytetarët e tyre që të vizitojnë vendin tonë, duke argumentuar se Shqipëria ndodhet afër gjeografikisht me Italinë, ka bukuri përrallore dhe disa nga plazhet më të bukura në Ballkan.

Gjithashtu ato thonë, se në Shqipëri, gjenden gjire të paprekura, limane të fshehura dhe “parajsa” të arritshme vetëm me anije.

Shkrimi i plotë i medias prestigjioze italiane:

Nga vendi i panjohur në destinacionin e pushimeve. Kush do ta kishte menduar se Shqipëria do të bëhej shpejt një nga destinacionet e reja verore evropiane të preferuara nga italianët (dhe jo vetëm)?

Vitet e fundit, “Toka e Shqiponjave” është rilindur: e re, dinamike, krijuese – pavarësisht problemeve të secilit vend në zhvillim. Qytetet e gjalla, deti i kristaltë, peizazhet e paprekura dhe disa nga plazhet më të bukur në gadishullin Ballkanik.

Plazhet më të mira janë në jug të vendit , midis qytetit të Vlorës dhe Ksamilit, e cila gjendet në kufi me Greqinë. Atraksione si Sazani dhe Karaburuni, mund të arrihen me varkë.

Duke zbritur “takoheni” me Porto Palermon , me kështjellën e Ali Pashës me pamje nga deti dhe Borshin, të përqafuar nga një hapësirë pemësh ulliri dhe shkurre mesdhetare. Dhe pastaj Himara dhe Saranda deri në Ksamilin e kësaj hapësire, i famshëm për perëndimet e diellit dhe ujërat që zbehen nga blu në të kaltër.

 

Në veri të Shqipërisë, ndodhet Velipoja dhe Kepi i Rodonit, ku mund të admironi edhe mbetjet e një kështjelle të lashtë nga koha e Skënderbeut, heroit kombëtar shqiptar.