Aktualitet

Tjetër tërmet lëkund Shqipërinë, epiqendra ne jug

By vizional

May 27, 2018

Një tërmet është ndjerë gjatë mëngjesit të sotëm në jug të vendit. Mësohet së tërmeti ishte me magnitutë 3.7 ballë i shkallës rihter. Qendra Sizmologjike Europiane ka konfirmuar tërmetin me magnitudë 3.7 ballë, me epiqendër 14 kilometra nga Orikumi. Tërmeti ka qenë me një thellësi vetëm 2 kilometra. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Dhërmi. Ndërkaq, nuk ka të dhëna për të lënduar apo dëme materiale. Ky është tërmeti i rradhës pas një sërë tërmetësh që lëkundën Vlorën gjatë javës që lamë pas.