Tjetër paralajmërim për “të fortët” e drogës, Rama: S’do ndalemi deri kur...

Tjetër paralajmërim për “të fortët” e drogës, Rama: S’do ndalemi deri kur të kapim feudalin e fundit

372
0

VELIPOJE-  Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me gazetarët foli edhe për planin e qeverisë për të çuar prapa hekurave ata që nuk justifikojnë pasuritë e tyre.

Rama tha se do të vihet në zbatim një plan operacional i detajuar që të nisë e të përfundojë me sukses. Kreu i qeverisë premtoi se ky proces do të vijojë deri kur “feudali i fundit të jetë dorëzuar”.

“Plan operacional i detajuar që do jetë i kopsitur në mënyrë legale, që mos jetë një operacion që nis me sukses e më pas dështon. Do të shtrijmë këtë proces deri kur feudali i fundit të jetë dorëzuar. Se kjo histori feudalësh e të fortësh duhet të mbarojë. Kush ka pasuri si ato me katër rrota, e shtëpi e s’ka bërë asnjë ditë punë në jetën e vetë, do kontrollohet e do kalbet në burg nëse i ka bërë me para të pista,” tha Rama.

Pak kohë më parë kur nisi puna e Tarsk Forcës kundër kanabisit, kryeministri Edi Rama deklaroi se policia ka një listë me 124 emra, që janë baronët e drogës në vend.

I pyetur nëse interesohej pë pastërtinë e pronarëve të komplekseve që vizitonte, kryeminsitri tha se nuk i takonte atij të merrej me këtë gjë.

“Jo unë s’merrem fare me këtë punë se për sa kohë njjerëzit janë të lirë janë edhe të pafajshëm. Se ku shkoj të pi një kafe apo ku shkoj të shëtis apo ku më kërkojnë të bëj një fotografi, ndërkohë që të gjithë ata që sillen në mënyrë të paparanusehme me ligjin duke përfituar nga një status që u është njohur për shumë vite do duhet të ballafaqohen me një reagim shumë të vendosur të shtetit”.