Lajme

Tiranë, shoferi i dehur përplas dy makina, i bën rezistencë arrestimit

By Vizion

August 28, 2016

Policia e Tiranës ka arrestuar një person për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Preng Gjikolaj duke drejtuar mjetin me targa AA904LH ka goditur 2 mjete, duke shkaktuar dëme materiale dhe ështe larguar nga vendngjarja.

Ai është konstatuar pak minuta më vonë duke drejtuar një mjet taksi me targa AA070T.

Punonjësi i Policisë rrugore që ka konstatuar shoferin e identifikuar si shkaktar të aksidentit të dyfishtë ka tentuar ta ndalojë dhe ta nxjerrë nga mjeti për të shmangur ndonjë ngjarje tjetër, por ka hasur në kundërshtimin e tij.

Shtetasi Gjikolaj është larguar me forcë me mjetin me targe AA 070 T dhe u ndalua nga shërbimet e Komisariatit nr 4 në Tiranë.

Pasi ju bë testi i alkoolit rezultoi se Gjikolaj kishte konsumuar 0,65 mg/l dhe u arrestua.

(Momenti kur taksisti bën rezistencë ndaj policisë)