Lajme

Tiranë, Polici Bashkiak i vendos bllokues makinës, po ja zgjidhja e qytetarit

By Vizion

September 04, 2016

Një polic bashkia është detyruar që të denoncojë një qytetar në polici mbrëmjen e djeshme.

Burime nga policia bëjnë me dije për Gazeta Express se në rrugën e “Kavajës”, tek një call center, polici bashkiak i ka vendosur bllokues mjetit tip “Gol” të G.M, vjeç 32, banues në Tiranë.

Por, duket se qytetari nuk është pajtuar me këtë vendim dhe sëbashku me bllokuesin është larguar nga vendi ku kishte parkuar makinën. Policia e ka shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. /GazetaExpress/