Janë luajtur sot tre ndeshjet e para të javës së katërt në Kategorinë Superiore. Të tre ndeshjet kanë dhuruar gola dhe spektakël, ku kanë nisur që të vendosen dhe pretendentët për titullin kampion.
Tirana ka arritur një fitore shumë të vlefashme me Skënderbeun, duke e mundur me rezultatin 3 me 1. Në një ndeshje që u luajt në ‘Stelman Stërmasi”, kryeqytetasi arritën që të donimonin ndaj korçarëve.
Ndërkohë në Gjirokastër, Luftëtari vijoi me serinë e fitoreve duke mundur Flamurtarin. Vlonjatët në këtë sezon po tregojnë një formë të dobët, pasi ende nuk kanë arritur rezultate positive.
Po ashtu sot u luajt dhe ndeshja mes Teutës dhe Vllaznisë, ku të dyja skuadrat u ndanë në paqe. Askush nuk arriti të shënonte në “Niko Dovana” të Durrësit dhe ekipet ndanë nga 1 pikë.
Tashmë pas këtyre ndeshjeve kampionati udhëhiqet nga Tirana me 10 pikë e ndjekur nga skuadrat e tjera. Renditja pritet të dnryshoj sërish nesër, pasi 4 skuadra ende nuk kanë zbritur në fushë.