Tirana, rikthen “djalin” e shtëpisë. Bakaj gardiami fanatic

Tirana, rikthen “djalin” e shtëpisë. Bakaj gardiami fanatic

491
0

Tirana ka bërë tre lëvizje zyrtare deri më tani. Agustin Torasa, Elton Kale dhe Idriz Batha kanë nënshkruar dhe pritet të bashkohen me ekipin në stërvitje. Pak a shumë bardheblutë e kanë grupin, por synohen edhe disa lëvizje të tjera.

Më sulmuesin Majkëll Ngo ka një marrëveshje në parim, por ende nuk ka asgjë zyrtare. Gjithashtu edhe Tefik Osmani është një objektiv që mund të mbyllet pas aventurës së korçarit në kupat e Europës me Teutën.

Supersport raporton se për portën opsioni kryesor për momentin është Edvan Bakaj. Trajneri Ardian Mema i beson Ilion Likës, i cili në ndeshjet e fundit të sezonit bëri mirë dhe tregoi se mund të vazhdojë të mbrojë portën e Tiranës.

Enea Koliçi ka qenë një nga objektivat e portës. Pogradecarit nuk i mungojnë ofertat dhe me shumë mundësi sezonin e ardhshëm nuk do të luajë në Superiore. Kështu, Tirana ka gjetur një zgjidhje dhe Bakaj në Gjirokastër tregoi se mund të japë kontributin e tij kur është nevoja.