Kuriozitete

Tirana qyteti më i keq për të gjetur dashurinë, Barcelona renditet e para

By vizional

September 26, 2022

Një studim i realizuar së fundmi, ka renditur qytetet më të favorshme europiane për beqarët në kërkim të dashurisë.

Tirana cilësohet si qyteti i fundit në Europë ku mund të gjeni dashurinë tuaj dhe në vend të parë renditet kryeqyteti i Spanjës, Barcelona.

Me rrugicat romantike e plot ngjyra dhe plazhet e virgjëra, ndoshta nuk është çudi që Barcelona u emërua si qyteti numër një për romancë. E cilësuar si “Meka e beqarëve”, Londra u rendit e dyta. Ndërsa Berlini, ku 51 përqind e popullsisë janë beqarë, rendit i treti duke u cilësuar si vendi perfekt “për qëndrimin e hapur ndaj seksit dhe marrëdhënieve”.

Studimi analizoi të dhëna nga aplikacionet “dating” dhe mendimet e atyre që jetojnë në qytetet përkatëse. Vendi më pak i mundshëm për të gjetur dashurinë është Tirana.

Faqja e internetit deklaroi se ndërsa Tirana “shijon një jetë nate të zhurmshme”, dashuria kishte më pak gjasa të lulëzonte këtu.

Antwerp në Belgjikë zuri vendin e 49-të dhe Zagrebi në Kroaci, i 47-ti.