Tirana merr përkohësisht kryesimin, mposht Vllazninë falë golit të Kobihnas

By vizional

February 08, 2020

Tirana ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme ditën e djeshme.

Bardheblutë mposhtën me rezultatin 1-0 Vllazninë në transfertë, ndeshje e vlefshme për javën e 21-të në Kategorinë Superiore.

Skuadrat luajtën një ndeshje të hapur, ku rastet për gol nuk munguan për të dy ekipet.

Pavarësisht rasteve për shënim, goli do të vinte në minutën e 85-të ndeshjes. Ishte Kobinha i cili shënoi për skuadrën kryeqytetase.

Pas një depërtimi të bukur nga qendra, mesfushori ganez  shkarkon të majtën në hyrje të zonës, topi kalon poshtë duarve të portierit Sherri dhe shkon në rrjetë.

Me këtë fitore Tirana ngjitet në vendin e parë në kuotën e 40 pikëve, ndërsa Vllazina mbetet në vendin e 7-të në kuotën e 28 pikëve.