Aktualitet

Tirana fiton çmimin e madh, shpallet ‘Kryeqyteti i rinisë’ për vitin 2022

By vizionc

November 22, 2019

 

Kryebashkiaku i Tiranes, pas marrjes se çmimit si ‘Kryeqyteti i rinise’

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë me dije se Tirana është shpallur zyrtarisht fituese e çmimit ‘Kryeqyteti i Rinisë 2022’.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Veliaj ka treguar se ky çmim është një super lajm për qytetin si dhe për të rinjtë që do të jenë motori i vitit europian të rinisë 2022.

Postimi i plotë:

Tirana është zyrtarisht fituese e çmimit European Youth Capital 2022! Super lajm për qytetin e veçanërisht për të rinjtë që do jenë motori i vitit europian të rinisë 2022.