“Tirana 2 vjet zgjuar”, Veliaj bën bilancin e punës në njësinë nr.5

“Tirana 2 vjet zgjuar”, Veliaj bën bilancin e punës në njësinë nr.5

468
0

 Gjatë bilancit të punës në njësinë nr.5, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vuri në dukje se çdo cep i sheshit “Skënderbej” do të jetë një eksperiencë më vete.

“Siç u hap Parku Olimpik, këndi i lodrave, Pazari i Ri, Unaza e Vogël, të kemi një festë fantastike për hapjen e sheshit “Skënderbej”. Shatërvanët freskues e freskojnë gjatë ditës dhe çdo cep i sheshit është eksperiencë më vete”, tha Veliaj.

Veliaj iu drejtua kritikëve të projektit  duke theksuar se “kur ke përballë njerëz që nuk kanë ngulur një gozhdë, nuk presim lëvdata. Mezi presin për të sharë. Sheshi përfaqëson të gjitha zonat e Shqipërisë. Thanë që nuk ka gjelbërim dhe kështu thonë ata që janë në sheshin e Venecias, ku nuk ka gjelbërim”.

Gjithashtu, Velaj foli edhe për projektin e Kopshtit Zoologjik dhe Botanik. Ai tha se bashkia ka marë arktitektim më të mirë në botë për projektin e Kopshtit Zoologjik. Veliaj shpjegoi se faza e parë e projektit do të jetë dyfishimi i kopshtit zoologji ndërsa faza e dytë bashkimi me Kopshtin Botanik. Sipas Veliajt, Kopshti Zoologjik dhe Botanik do të shtohet në hapësirë dhe me kafshë të ndryshme.

Duke iu referuar qeverisjes së kaluar të bashkisë së tiranës, Veliaj tha se “këta nuk të mësojnë cfarë duhet të bëhesh kur të rritesh por të mësojnë çfarë nuk duhet të bëhesh kur të rritesh”.

Ai përmëndi një sërë investimet të realizuara në njësinë nr.5 si investimet në kopshte e cerdhe por edhe projektin e përfunduar të Parkut Olimpik, që sipas kryetarit do të ndiqet nga projekte të tjera dhe shtim hapësirash për tenis, volejboll por edhe futboll.