Një ngjarje aspak e mirë ka ndodhur së fundmi në Itali, ku protagonistë janë bërë tifozët ultras të Barit dhe ata të Leçes.5070089_1312_mazzate
Këtyre të fundit iu është bërë pritë në autostradë, ndërkohë që ishin duke udhëtuar për ndeshjen me Romën në transfertë. Personat që kanë bërë pritën kanë qenë ultras të skuadrës tjetër italiane, të Barit.
Ndërkohë që tifozët e Leçes ishin duke udhëtuar në autostradë dhe sipas “Puglia” ata janë bllokuar në rrugë.
Ky bllokim ka qenë i qëllimshëm, teksa ka pasur edhe përplasje me rreth 200 të Barit, që kanë rrethuar 20 tifozët e Leçes, me të cilët kanë një rivalitet të madh.