Lajme

Tifozët zgjedhin statistikat më të çmendura në futboll

By vizional

April 26, 2020

 

Në këtë kohë vetëizolimi, tifozët kanë vendosur t’i kujtojnë disa nga statistikat më të pabesueshme në botën e futbollit, shkaku i mungesës të ndeshjeve dhe aktiviteteve sportive në përgjithësi.

Tifozi me llogarinë @NaifFCB e nisi këtë diskutim në Twitter duke u kërkuar të gjithëve ta shpërndajnë një fakt nga bota e futbollit që tingëllon e rreme, por që është e vërtetë, transmeton Gazeta Express.

Tifozët e tjerë reaguan duke shpërndarë plot statistika të tilla, ndërsa ato më interesantet ju mund t’i lexoni më poshtë.

  1. Philip Lahm nuk shkaktoi asnjë gjuajtje të lirë për kundërshtarët për mbi një vit.
  2. Jose Mourinho nuk u zgjedh asnjëherë Trajneri i Muajit në Premierligë në dy nga tre sezonet kur e kishte fituar titullin e Premierligës.
  3. Neymari e kishte fituar lojtarin e muajit në La Liga para Lionel Messit. Neymari e fitoi për herë të parë në vitin 2013, Messi në janar të vitit 2016.
  4. Manchester Unitedi nuk e ka humbur kurrë një ndeshje të Premierligës në Old Trafford pasi ka qenë duke fituar në pjesën e parë.
  5. Theo Walcott ka shënuar më shumë gola në Ligën e Kampionëve sesa Ronaldo Nazario, Zinedine Zidane, Miroslav Klose, David Villa, Alexis Sanchez dhe Eden Hazard.
  6. Zlatan Ibrahimovic dhe Cristiano Ronaldo kanë të shënuara gola në secilën minutë – 1 deri në 90
  7. Zlatan Ibrahimovic ka luajtur për gjashtë skuadra që kanë fituar Ligën e Kampionëve, por ai vetë s’e ka fituar kurrë.
  8. Spanja e ka fituar Kupën e Botës me vetëm tetë gola të shënuara.
  9. Gary Lineker nuk është ndëshkuar asnjëherë me karton të verdhë në karrierë.
  10. Steven Bruce i kishte shënuar 19 gola si qendërmbrojtës brenda një sezoni.
  11. Wayne Rooney, Gareth Bale dhe Kevin Davies janë të vetmit tre lojtarë që kanë shënuar gol, kanë asistuar dhe kanë shënuar autogol brenda të njëjtës ndeshje.
  12. Kingsley Coman e ka fituar ligën në çdo sezon të karrierës së tij si profesionist, me PSG-në, Juventus dhe pastaj me Bayernin.
  13. Stefan Schwarz e kishte një klauzolë të çuditshme në kontratën e tij në vitin 1999 me Sunderlandin, ku thuhej se nëse ai do të shkonte në hapësirë, kontrata do t’i shkëputej menjëherë.
  14. Jose Mourinho i kaloi katër vjet si trajner pa e humbur asnjë ndeshje si vendas.
  15. Real Madridi e kishte mposhtur ekipin rezervë të vetin në vitin 1980 në finale të Kupës së Mbretit.