Tifozët e Real Madridit nuk e duan Neymar Juniorin në “Santiago Bernabeu”. 59,7 për qind nga 137.000 tifozë kanë votuar ‘jo’, kurse 40,3% ‘po’ në sondazhin e AS nëse Reali duhet ta blejë 27-vjeçarin.
Neymar është afër largimit nga Paris Saint Germain.27-vjeçari raportohet se ka dy opsione, të rikthehet në “Camp Nou”, ose ta veshë fanellën e klubit që kishte ëndërruar si fëmijë, Real Madridit.
Mirëpo, duket se tifozët nuk e kanë në qejf shumë brazilianin, për shkak të problemevetë shumta që ka shkaktuar që nga viti 2017.
Në sondazhin e AS, se a duhet të nënshkruajë Reali me Neymarin, shumica e tifozëve kanë zgjedhur opsionin ‘jo’.
59,7 % nga 137.000 tifozë kanë votuar ‘jo’, kurse 40,3% ‘po’, e duan Neymarin në Santiago Bernabeu.
Braziliani është pjesë e PSG-së që nga viti 2017, kur braktisi Barcelonën për 222 milionëeuro. Për dy sezone, plot me probleme e lëndime, Neymar ka shënuar 51 gola në 58 paraqitje dhe ka dhuruar edhe 29 asistime