“Ti vlen për mua, sa e gjithë bota!” Marina Vjollca shprehu publikisht...

“Ti vlen për mua, sa e gjithë bota!” Marina Vjollca shprehu publikisht gjithçka ndjen për Getoarin në 37-vjetorin e tij

549
0

Data e sotme, 3 korrik ka rëndësi të veçantë për Getoarin dhe Marina Vjollcën pasi këngëtari feston ditën e tij të lindjes.

Jemi mësuar shpesh që në raste datëlindjesh, partnerët postojnë në Instagram duke shkruar fjalët më të bukura dhe vërtetë pak pas mesnate, teksa ka postuar një nga fotot më të bukura në çift, Marina ka gjetur fjalët e duhura për t’i përshkruar dashurinë bashkëshortit të saj:

“Gëzuar datëlindjen dashuria e jetës time! Bashkëshorti im, shoku im, gjithçka e imja. Ti vlen sa e gjithë bota për mua!” – ka përfunduar Marina.

Ndërkohë një urim shumë funny ka bërë edhe Luana Vjollca ndaj kunatit të saj:

“Gëzuar datëlindjen Bish! Qesh robi najher” – ka përfunduar ajo duke i kujtuar Getoarit se vetëm në foton që kanë bashkë ka arritur ta bindë reperin të qeshë sadopak sepse ai qëndron gjithmonë serioz përball aparatit.