Thyen rekorde/ Dasma e blogeres së famshme dyfishin e impaktit të dasmës...

Thyen rekorde/ Dasma e blogeres së famshme dyfishin e impaktit të dasmës mbretërore

327
0

Dasma më e përfolur e vitit deri para pak ditësh mbetej ajo e Meghan Markle dhe princ Harry-t. Por më datën 1 shtator u mbajt në Siçili dasma e blogeres së famshme Chiara Ferragni dhe reperit Fedez. Pritshmëritë për këtë dasmë ishin të larta dhe në fakt nuk zhgënjeu askënd. Dasma e çiftit të njohur si “Ferragnez” ishte një dasmë përrallore që i tejkaloi pritshmëritë e të gjithëve. Duke filluar nga pritja madhështore e një dite para dasmës, transporti i të ftuarve me avion privat, dekori, fustanet, argëtim në një luna-park dhe çdo gjë tjetër bënë që kjo dasmë të ishte më e diskutuar edhe se ajo e Meghan dhe Harry-t dhe interesi për fustanet e Chiara-s ishte më i madh se ai për fustanet e Meghan. Sipas analistëve, kjo dasmë kishte 2-fish më shumë impakt në media se dasma mbretërore dhe fitimet e brandeve që Ferragni promovoi në dasmë, kryesisht Dior-it, i cili kishte stiluar fustanet e nusërisë, kanë qenë 2-fish më shumë se fitimet që fustani i Meghan solli për Givenchy-n. Fitimet që fustanet e Chiara-s i kanë sjellë Dior-it kanë qenë rreth 5.2 milionë dollarë (1.6 milionë vetëm prej postimeve për fustanin e saj).  Ndërsa platformat e marketingut raportojnë se hashtagu #TheFerragnez në mediat sociale ka gjeneruar 67 milionë veprime (like, komente, shpërndarje etj). Pra fustani i Chiara-s pati dy herë më shumë impakt te njerëzit se ai i Meghan dhe të gjithë u impresionuan, edhe pse stilisti Stefano Gabbana e komentoi fustanin e blogeres si “të lirë” . Përveç Dior-it, fitime të mëdha kjo dasmë ka sjellë edhe për brandet si Prada dhe Lancome.