Thyen karantinën, detyrohen të shkruajnë 500 herë “më falni”

Thyen karantinën, detyrohen të shkruajnë 500 herë “më falni”

504
0

India është kthyer në vendin e ndëshimeve të çuditshme gjatë krizës së pandemisë së koronavirusit. Ditët e para pasi qeveria i kërkoi qytetarëve të mbylleshin në shtëpitë e tyre, pamje të ndryshme qarkulluan ku policia qëllonte me shkop ata që kishin thyer këtë rregull.

Në raste të tjera shkelësit detyroheshin të bënin ushtrime sforcuese në mënyrë që të mos e përsërisnin më shkeljen. Rasti më i fundit është akoma më i rrallë.

Dhjetë turistë të huaj nga Izraeli, Meksika, Australia dhe Austria u kapën duke shëtitur në qytetin Rishikesh në kundërshtim me rregullat e izolimit.

Zyrtari lokal i policisë i detyroi ata që si ndëshkim të shkruanin 500 herë: “Unë nuk i zbatova rregullat e izolimit, më falni”.

Autoritetet thanë se ky dënim ishte dhënë për t’i dhënë një mësim edhe 700 turistëve të tjerë që ndodheshin në zonë të cilët i kishin shkelur rregullat.

Aktualisht India ka rreth 8,300 të prekur nga koronavirusi i ri po mendohet se numri është shumë më i lartë pasi numri i testimeve të kryera është shumë i vogël. Vendi ka një popullsi prej 1.3 miliardë banorësh dhe raportimet e fundit të rasteve të reja vijnë nga zona rurale të thella dhe jo vetëm nga qytetet. Kjo e bën situatën më të vështirë për të izoluar virusin. /Opinion.al