Thinjat janë fisnikëri, ja pse të gjithë e duan mbretëreshën e Spanjës

Thinjat janë fisnikëri, ja pse të gjithë e duan mbretëreshën e Spanjës

309
0

Në një botë ku të gjithë flasin për Kate Middleton dhe Meghan Markle, ti zgjidh një tjetër model: ti mund të jesh mbretëresha Letizia”, kështu do të shprehej disa javë më parë ‘’Vogue Spain”, duke vendosur përballë njëra-tjetrës tre prej grave më me influencë të familjes mbretërore spanjolle dhe asaj britanike. Por nëse Kate dhe Meghan kanë fituar ‘’luftën’’ e tyre me armën që tundon mijëra gra në të gjithë botën: stilin e kuruar, mbretëresha 47 vjeçare spanjolle Letizia Ortiz duket se po fiton gjithmonë e më shumë terren me natyralitetin e saj.

Jeta e ish-gazetares sportive ndryshoi kryekëput më 22 maj të 2004-s ndërsa kurorëzoi në altar dashurinë me mbretin Filipi i 6.  Emri i saj u kthye në një ndër më të përfolurit e shtypit botëror që donte të dinte gjithçka për vajzën e panjohur, që u kthye në Hirushen e kohëve moderne.

Përveç se një grua e realizuar në karrierë dhe një zë i fuqishëm në familjen mbretërore, por edhe lëvizjes feministe. Letizia Ortiz, mbretëresha e Spanjës është shfaqur së fundmi në publik me thinja, duke habitur të gjithë. Mbretëresha jo vetëm që s’i kishte fshehur, por dukej krenare për to.