Histori njerëzore

Thika në shtyllën kurrizore, i mituri:Mos i ndodhtë askujt si mua

By vizional

April 08, 2019

  1. është 13 vjeçari nga Durrësi që ka mbetur i paralizuar si pasojë e një goditje me thikë në shtyllën kurrizore nga një 17-vjeçar,. Historia e tij u rrëfye sot nga i ati në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, i cili thotë se do kërkojë drejtësi pasi nuk pajtohet me vendimin e Gjykatës së Apelit që ka liruar tashmë autorin. Ndërsa K. në një lidhje telefonike me emisionin tregoi gjithë çfarë ndodhi dhe se si po e bërballon situatën. Ai thotë se nuk ia uron askujt prej bashkëmoshatarëve, të njejtin fat. “Kam mbetur pak pas me mësime. Mërzitem duke ndejtur në shtëpi, nuk rri dot shtrirë, dua të dal”,- thotë K.

 

Çfarë njohjejë ke pasur me 17 vjeçarin që të qëlloi?

 

Ai po kalonte në lagje, na ofendoi më fjalë banale, ia kthyem edhe ne, pastaj ata na qëlluan…

 

E ke pasur në shkollë?

Po vjet ka qënë në shkollën time, nuk njiheshim

 

Ishit si dy grupe rivalësh?

Po

 

Çfarë kishte grupi i tyre me ju?

Ata na shanin

 

Pse nuk e tregove në familje sherrin?

Nuk doja që sherri të vazhdonte dhe që të fusja edhe familjen time në sherr

 

U njoftua policia për ngjarjen e parë ku të goditi me shkop bejsbolli?

Jo, nuk u njoftua, por ka pasur dëshmitarë për ngjarjen e parë

 

Më trego çfarë ndodhi në 25 shkurt?

Isha i sëmurë, mësuesja më dha leje se isha me bajame. Unë shkova në shtëpi, isha vetëm dhe dola. Pastaj rrugës afër shkollës doli ai më përplasi, kur ktheva shpinën për me ik, ai më gjuajti me thikë.

 

A ke një mesazh për bashkëmoshatarët e tu?

Unë i them të gjithë moshatarëve të mi se kjo që më ka ndodhur mua është gjëja më e keqe, nuk uroj që t’i ndodhë askujt.

 

Të kanë vizituar shokët që ishin atë ditë me ty?

Po kanë ardhur, diskutojmë edhe tani, ndoshta do ishte mirë që të mos ua kthenim atyre atë ditë dhe të iknim…

 

Më tej, nëna e tij kristina tregoi se: “Djali rri i shtrirë në krevat, cohet vetëm kur e ndihmojmë, nuk mund të rrijë vetë. Unë i shërbej gjatë gjithë kohës. Djali është bërë edhe shumë agresiv. Ne mundohemi në të gjitha mënyrat që t’ja lehtësojmë pas dhimbjen, por nuk di ç’të them”,- tregon ajo.