Theresa May merr votëbesimin e Parlamentit

Theresa May merr votëbesimin e Parlamentit

367
0

Qeveria konservatore e Theresa May, e ndarë nga Brexit dhe e dobësuar nga rënia në legjislative, mori sot votëbesimin e Parlamentit falë mbështetjes së ultra konservatorëve irlandezoverior të DUP. Me 323 vota pro, deputetët e dhomës së Komuneve miratuan programin legjislativ të Theresa May, që 309 deputetë e votuan kundër. E kritikuar edhe në kampin e vetë, May i rezistoi thirrjeve të shumta për dorëheqje që prej rezultateve të dobta në legjislativet e 8 qershorit. Ajo bëri kërkesë për zgjedhjet e parakohshme me bindjen se do të fitonte ndjeshëm, por përfundoi të humbiste maxhorancën absolute që kishte.