Gazeta e njohur britanike “The Telegraph” në seksionin e saj “udhëtime”, ka publikuar një shkrim për Shqipërinë me titullin “15 gjëra që mund të mos i dini për Shqipërinë”.
Shkrimi është publikuar me rastin e 104vjetorit të pavarësisë nga Perandoria Osmane.
- Shqiptarët nuk e quajnë vendin e tyre Albania, por Shqipëri.
- Më shumë shqiptarë jetojnë jashtë vendit, se sa brenda kufijve.
- Nuk ka orare për autobusët
- Kanë fituar një çmim Nobel për Paqen.
- Buzëqeshja dhe lëvizja e kokës kanë domethënie të ndryshme në Shqipëri.
- Është një nga vendet më të rrezikuara nga katastrofat natyrore sipas OKB.
- Ka qenë një ishull komunist.
- Po kthen bunkerët e ushtrisë në pikë tërheqëse për turistët.
- Një shofer në Shkodër në vitin 1995 u gjobit për semaforin pa pasur të tillë.
- Kanë një mbret të dalë nga “veza”.
- Lord Bajroni ishte fans i Shqipërisë.
- Është plot për plot me lule.
- Nuk kanë asnjë medalje Olimpike.
- Dikur ishte ‘kryeqyteti i kanabisit në Evropë’.
- Ka një nga qytetet më të bukura në Evropë.