Aktualitet

Thahet Fierza, errësira ne prag

By vizional

August 07, 2019

Liqeni i Fierzës po lë bregun e po tkurret çdo ditë.

Mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta që kanë mbërthyer rajonin po pakësojnë ndjeshëm prurjet e lumenjve që furnizojnë ujëmbledhësin më të madh në vend.

Vetëm 40 metër kub ujë në sekondë janë prurjet që raportohen nga salla operative e Fierzës, kurse kuota ka zbritur në 285 metra mbi nivelin e detit nga 296.5 e kuotës maksimale.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se hidrocentrali i Fierzës punon me tre turbina, me qellim uljen e deficitit të krijuar mes sasisë së importuar dhe kërkesave për konsum.

Situata ishte kritike edhe në muajin Prill, por ndryshimet e kushteve atmosferike e përmirësuan gjendjen.

Sipas meteorologëve, thatësira dhe temperaturat e larta do të vijojnë edhe gjatë muajit Gusht e në këto kushte KESH është e detyruar të rrisë sasinë e blerjes së energjisë për të mbuluar kërkesat e tregu