Thaçi reagon pas zgjedhjeve në Kosovë: Shembullore, pjekuri politike

Thaçi reagon pas zgjedhjeve në Kosovë: Shembullore, pjekuri politike

368
0

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar për zgjedhjet që u mbajtën dje.

Thaçi uron subjektet politike që morën pjesë, ndërsa vlerëson se zgjedhjet ishin shembullore. Po ashtu kreu i shtetit bën thirrje që me të njëjtën pjekuri politike të krijohet edhe qeveria e re.

“I uroj qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partitë politike për zgjedhjet shembullore, për votimin e dinjitetshëm, të lirë dhe demokratik. Kosova dëshmoi edhe një herë pjekuri të lartë politike dhe demokratike. Tash të njëjtën pjekuri politike duhet ta tregojmë edhe në formimin e qeverisë së re, sa më parë dhe në përballje me sfidat e menjëhershme që e presin Kosovën. HTH”, shkruan Thaçi.