Lajme

Tha se nuk kishte votuar Veliajn, socialistja kapet keq me Shehajn: I shtronte rrugën me llapë, je e përdorur o teatërmadhe

By vizional

May 21, 2020

Një ditë pasi ish-drejtoresha e Tatimeve Briseda Shehaj tregoi arsyet e largimit të saj nga PS-ja, dhe faktin që nuk e kishte votuar Veliajn, si kryebashkiak të Tiranës, kanë ardhur dhe reagimet e para kundër saj. Ka qenë anëtarja e Asamblesë së PS, Anila Çobani, e cila ka shpërthyer keq ndaj Shehajt, për të cilën thotë se deri dje i ka shërbyer në mënyrën më të bindur Erion Veliajt.

“Për kë pjellë foli kjo…gjuhëtarja pa gjuhë, por me llapë ?! Si ka mundësi që kjo s’ka votuar Kryetarin e Bashkisë kur me llapë i shtronte rrugën nga shkalla e parë e PS deri në shkallën e fundit! Si merr guximin dhe flet për taksat kur mori postin dhe drejtoi me taborin e më të korruptuarve që gjeti! Për kë teater të vjen keq ty moj… teatërmadhe?! Po Teatri nuk luhet me mesazhe telefonash qe s’di as t’i lexosh, por me AKTORË E NDËRTESA DINJITOZE!! Po për cilën strategji ekonomie flet ti kur në kohën tënde, strategjitë i trumpetove duke i mbyllur me thënien legjendë: KU QËNDRON PROBLEMI KËTU?? Qëndron tek ty dhe ata që të përdorin, me apo pa jargë!”, shkruan Çobani.

 

 

Intervista e Shehajt që shkaktoi ”tërmet”

 

E ftuar në emisionin Tempora të Sonila Meços, Shehaj është shprehur se arsyet e largimit të saj duhet ti tregojë vetë Kryeministri, pasi ajo nuk  ka zakon që të flasë për diskutime që janë bërë mes një rrethi të ngushtë personash. Ndërsa pyetjes nëse është e penduar e Rilindjes Shehaj përgjigjet, se jo, dhe ka zbuluar që ka qenë Ditmir Bushati personi që e ka mbështetur më së shumti në karrierën e saj.

 

“Deri në momentin e caktuar që idete e tua janë pjesë e një ekipi, deri në momentin që ti e gjen vetën pjesë të atij ekipi më pas largohesh. Mua nuk më largoj, nuk më hoqi njeri. Ishte një vendimarrje e imja për tu larguar sepse nuk e ndjeja më vetën pjesë të atij ekipi. Dorëheqja ime ka qenë një histori shumë e bukur por që nuk më takon mua ta them. Nuk preferoj të flas sidomos për diçka që ka ndodhur mes meje, Kryeministrit apo asaj pjesë të administratës. Në qoftë se do të dojë ndonjë ditë Kryeministri ti përgjigjet këtyre pyetjeve është i lirë nga unë ka leje të tregojë të gjithë të vërtetën”, tha Shehaj.

 

“Jo skam pse të jem e penduar. Unë kam bërë një punë që unë e gjykoi shumë të mirë. Jam i gatshëm të përballem me këdo për çdo shifër, për cdo gram të atij institucioni. Unë i mbaj mend edhe sot sepse unë punoja nga ora 8 e mëngjesit deri në 3 të natës. Kam bërë më të mirën e mundshme, kjo ishte më e mira e imja. Do isha penduar po të kisha bërë ndonjë gabim, unë nuk kam bërë asnjë gabim, nuk kam bërë asnjë faj”, ka thënë më tej Shehaj, që ka zbuluar dhe se nuk ka votuar për Erion Veliajn në zgjedhjet e 2019-tës, pasi sipas saj ai nuk kishte asnjë program për qytetarët.

 

“Për zotin Veliaj nuk dua të shprehem. Unë nuk e kam votuar zotin Veliaj dhe nuk pres ndonjë gjë të madhe nga z. Veliaj. Absolutisht që unë jam e majtë. PS ka pikërisht këtë vlerë, lirinë e saj. Mua nuk më merrte ndonjëherë kryeministri në telefon të më thoshte kë të votoja apo çfarë të firmosja.

 

Sepse nuk pashë një njeri që të kishte program. Unë në 2019 nuk kam vajtur fare të votoj dhe të votoj z. Veliaj. Nuk kishte as program, as platformë, në asgjë. Sa për zotin Rama më pas është një njeri që e kam votuar, e kam votuar me bindje të plotë që ai do bënte ndryshime dhe që ne do të ishim ndryshe. Kur shoh ato pamjet, ajo ishte arsyeja që unë isha aty. Nuk ishte e nevojshme. Unë sot nuk di ti jap një përgjigje pyetjes Pse”, është shprehur ish-drejtoresha e Tatimeve.