Histori njerëzore

Texas, pas 62 vjetësh martesë vdesin dorë për dore në 90 minuta distancë

By vizional

May 12, 2017

Thomas dhe Delma janë njohur në moshën 20-vjeçare dhe pas tri javësh kanë lidhur kurorë, duke jetuar plot 62 vite si burrë e grua. Kanë kaluar një jetë në krah të njëri-tjetrit dhe kanë ikur po sëbashku nga kjo jetë.

 

I premtuan njëri- tjetrit se do të qëndronin bashkë deri në vdekje. Dhe, në fakt ashtu ndodhi. Ikën në botën e përtejme dorë për dore siç kishin qëndruar përgjatë gjithë jetës, në një distancë prej vetëm 90 minutash. Historia mes ciftit të dashuruar prej 62 vjetësh dhe që kurorë lidhën tri javë pas njohjes, ka ndodhur në Teksas, SHBA. Thomas dhe Delma Ledbetter kanë kaluar një jetë në krah të njëri-tjetrit, në moment të bukura dhe të vështira dhe pas 62 vitesh martesë, ikën pos ë bashku nga kjo botë. Ata ndërruan jetë të mbajtur dorë për dore në një ambjent ku merrnin shërbim shëndetësor në  Houston, Texas. Burrë e grua, sipas mediave amerikane, kanë ndërruar jetë në një distancë prej 90 minutash, duke mos ia lëshuar për asnjë moment dorën njëri-tjetrit, ndërsa ndodheshin të shtruar aty për të marrë shërbim shëndetësor. Nga vajza e çiftit mësohet se edhe sëmundja u kishte ardhur në distancë të vogël ditësh njëri nga tjetri. “E para që u sëmur ishte nëna dhe më pas babai. Kështu e çuam pranë saj” tregon për mediat vajza e tyre, Donetta Nichols, duke shtuar se “u bashkuan shtretërit dhe në këtë mënyrë mbaheshin dorë për dore. Ishin kaq të ëmbël. Ishte kjo mënyra si ata donin të largoheshin nga kjo jetë dhe nuk kishte gjë më të mirë”. Ata të dy ishin njohur në Florida në moshën 20-vjeçare dhe janë martuar pas tri javësh.

            Përshtati: Sonila Mesareja