Teuta mposht Skënderbeun, ngjitet në vendin e dytë

Teuta mposht Skënderbeun, ngjitet në vendin e dytë

459
0

Teuta ngjitet përkohësisht në vendin e dytë të renditjes, pasi sot mposhti Skënderbeun me rezultatin 2-0.

Goli i parë për durrsakët u shënua nga Vila, në minutën e 32-të të ndeshjes.

Goli i sigurisë u shënua vetëm në sekondat e fundit të takimit, kur Karabeci shënoi me një goditje dënimi spektakolare.

Pas humbjes së sotme, Skënderbeu mbetet në vendin e fundit të klasifikimit, me 12 pikë.