Lajme

Tetori nis me reshje shiu, ja çfarë ndodh me temperaturat

By vizional

October 01, 2022

“Mos dilni nga shtëpia pa çadër”, si parashikohet të jetë moti gjatë ditës së sotme

Pjesa e parë e ditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriore, ku dhe do të sjellin shira të pakët. Sipas MeteoAlb, në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të shtohen duke sjellë reshje shiu në të gjithë territorin më të dukshme shirat do të jenë në Veri dhe pjesërisht në zonat Qendrore.

 

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 30°C.

 

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

 

Kosova

 

Republika e Kosovës do të jenë në mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin vranësira të shpeshta. Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe afatshkurtra shiu.

 

Maqedonia e Veriut

 

Territori i Maqedonisë së Veriut gjatë paradites do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin. Ndërsa në orët në vijim vranësirat do të pësojnë zhvillime të përkohshme, të cilat do të gjenerojnë shira të pakët në të gjithë vendin ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriperëndimore.

 

Rajoni dhe Evropa

 

Evropa Veriore dhe Lindore paraqiten me vranësira të dendura dhe reshje të shumta shiu. Po ashtu qendra e kontinentit dhe pjesa më e madhe e jugut të Evropës do të jenë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje. Ndërsa brigjet e Egjeut dhe Gadishulli Iberik do të dominohen nga kthjellimet dhe kalimet e vranësirave.